Lifestyle

Një vezë në ditë zvogëlon rrezikun për sulm në zemër

Personat që konsumojnë një vezë në ditë kanë 25 për qind më pak rrezik të preken nga sulmet në zemër në krahasim me personat që i konsumojnë më rrallë.

Kështu tregon një prej ekspertëve të Universitetit shkencor kinez dhe atij britanik Oksford, sipas të cilit konsumimi i një veze në ditë zvogëlon rrezikun nga sulmet në zemër dhe sëmundjet e zemrës, transmeton KP.

Po ashtu personat që konsumojnë pesë vezë në javë kanë 12 për qind më pak mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës.

Studimi është kryer në bazë të analizave të më shumë se 400 mijë personave në Kinë nga mosha 30 deri 79-vjeç.