Lifestyle

Gjërat që duhet t’i dini rreth vaksinave

Ka shumë informacione të ndryshme rreth vaksinave.

1. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licencuar testohet rreptësisht para se të përdoret. Ato rivlerësohen dhe monitorohen vazhdimisht për efektet anësore.

2. Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Mosvaksinimi i bën fëmijët dhe të moshuarit më të prekshëm nga sëmundjet, ndërlikimet e madje edhe nga vdekja.

3. Vaksinat sigurojnë një imunitet më të mirë se infeksionet. Përgjigjja imunitare ndaj vaksinave është e ngjashme me përgjigjen natyrale ndaj infeksioneve, vetëm se shumë herë është më pak e dëmshme.

Nëse do të ndërprisnim vaksinimin, sëmundjet do të rishfaqeshin.