Lifestyle

Gjashtë ushqimet që pakësojnë fryrjen

Fryrjet mund të shoqërohen me dhimbje, por edhe gardëroba juaj mund të jetë e ngushtë në bel.

Nëse keni probleme me fryrje, këto gjashtë lloje të ushqimeve do të zgjidhin në mënyrë efektive problemet e stomakut dhe ndjesinë e pakëndshme, transmeton kp.

Bananet - kaliumi në banane rregullon mbajtjen e lëngjeve që shkaktojnë natriumin në ushqim.

Jogurti – probitokët në kos përmbajnë bakteret e mira që ndihmojnë tretjen dhe eliminimin e fryrjes.

Çaji bimor - ka një efekt qetësues dhe lehtëson fryrjet.

Trangulli – është diuretik natyral dhe përmban një përqindje të lartë të ujit.

Papaja - kjo frytë ekzotike ka efekte laksative.

Orizi - përmban karbohidratet që lehtë mund të treten, gjë që redukton sasinë e gazrave në stomak.