Lifestyle

Kjo është koha më e mirë që të lini foshnjat të flenë vetëm

Descriptive Text

Prindërit e ri kanë shumë vendime të rëndësishme për të marrë, e një prej tyre është sfida për të lënë foshnjën e tyre për të fjetur vetëm.

Akademia Amerikane e Pediatrisë së fundmi këshillon prindërit e ri që të flenë në të njëjtën dhomë me foshnjën, por jo edhe në të njëjtin shtrat për një vit rresht ose të paktën për gjashtë muajt e parë.

Kjo jo vetëm që bënë prindërit të mësohen që të zgjohen disa herë gjatë natës, por ju ndihmon edhe foshnjave që të mësohen me ambiente të reja dhe të panjohura.