Lifestyle

Kadife edhe në pranverë

Të çmendura pas kadifes? Një nga copat më dimërore mbizotëron këtë pranverë në veshje, këpucë dhe çanta me ngjyrat më të bukura.

Që në pranverë nuk ka më rregulla të forta dhe dallime nga kalimi i një stine në tjetrën është një koncept tashmë shumë i qartë.

Nuk është një rast që në pasarelat pranverë-verë shfaqen gjithmonë e më shpesh veshje që do t’i përcaktonim si dimërore dhe e kundërta.

Mes këtyre rasteve të pazakonshme është edhe kadifja, transmeton ATSH gazetën italiane ‘Grazia’. Një copë që të sjell në mendje sezonin e ftohtë.

Por, tani shfaqet në nuancat më delikate dhe pastel, rishfaqet në disa fustane dhe aksesorë pranverorë shumë elegantë dhe të rafinuar.

Nga Valentino në Versace, ka shumë stilistë që e kanë propozuar atë në disa nga veshjet më të rëndësishme të verës.

Nga fustanet me lule të qëndisura, në sandalet perfekte për mbrëmje.

{gallery}