Lifestyle

Ushqimet e duhura për ata që vuajnë nga tensioni i ulët

Shkencëtarët nga Qendra për hulumtim të metabolizmit dhe arteriosklerozës në Louisville kanë zbuluar se ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund të ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet tjera të ushqimit.

“Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush se sa ushqimet tjera si krekerët apo biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays.

Personat të cilët gjatë studimit rregullisht kanë ngrënë rrush kanë reduktuar tensionin sistolik të gjakut (numri sipërm tek matja e tensionit të gjakut, i cili tregon se si rrah zemra) dhe tensioni diastolik i gjakut (numri i poshtëm tek matja, i cili tregon relaksimin e zemrës në mes dy rrahjeve).

Bananet: Studimi i publikuar në vitin 2005 në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium se sa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, i cili në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave.

Shalqiri: Shalqiri nuk është vetëm pemë freskuese, por përmban edhe shumë materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë fibrat, likopenet, vitaminën A dhe kaliumin. Një lloj i aminoacideve që i përmban shalqiri ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë.

Çokollata: Çokollata është e lidhur me indeksin e ulët të masës trupore, ndërsa kjo gjithmonë mund të jetë e dobishme për personat me tensionin e lartë të gjakut. Flavanolet, që gjenden në çokollatë, ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të ulë tensionin e gjakut. “Flavanolet rrisin krijimin e oksidit nitrik endotelik, i cili ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut dhe kështu mund të ulë tensionin e gjakut”, thotë autorja e studimit, dr. Karin Ried, nga Universiteti në Adelaide. “Ekzistojnë megjithatë rezultate kontradiktore: kemi përcaktuar që përdorimi në mënyrë të konsiderueshme mund të ulë tensionin e gjakut të personave me tension të lartë, por jo edhe atyre me tension normal të gjakut”, shtoi ajo.

Ushqimi djegës: Nëse e pëlqeni ushqimin djegës, do t’i bëni shërbim tensionit të gjakut. Kapsaicina, përbërësi i specit djegës ul tensionin e gjakut, njoftojnë mediet amerikane.