Lifestyle

Pse shtojmë peshë kur ndalim së piri duhan

Descriptive Text

Me pirjen e duhanit rritet aktiviteti fizik dhe zvogëlohet konsumi i ushqimit, por ndalimi i tij ka efekt të kundërt.

Duhanpirësit mesatarisht kanë më pak kilogramë se sa jo duhanpirësit dhe ndikimi i nikotinës në metabolizëm është kompleks.

Nikotina shton ndikimin e leptinës dhe grelinës, që rezulton me uljen e apetitit, transmeton KosovaPress.

Grelini është hormon që stimulon apetitin dhe bëhet fjalë për polipeptidin i cili prodhohet në lukth. Ai së bashku me receptorin ndodhet në gjithë trupin dhe në këtë mënyrë ndikon në shumë funksione trupore.

Me ndalimin e pirjes së duhanit shtohet apetiti dhe rregullohen receptorët për shije në gjuhë, për shkak të të cilëve personi që ka lënë duhanit ndien më shumë shijen e ushqimit.