Lifestyle

Bloomberg financon 20 milionë dollarë për luftën kundër duhanit

Miliarderi dhe ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg njoftoi sot krijimin e një OJQ-je që do të kritikonte strategjitë mashtruese të industrisë së duhanit dhe që fillimisht do të kishte një fond prej 20 milionë dollarësh.

“Gjatë dekadës së fundit, masat që synojnë të kontrollojnë konsumin e duhanit kanë shpëtuar rreth 35 milionë jetë, por (…) industria e duhanit vazhdon të kërkojë konsumatorë të rinj, veçanërisht mes të rinjve”, paralajmëroi Michael Bloomberg në një komunikatë.

“Ne nuk mund të pranojmë që kjo industri të nxisë drejt gabimit publikun për të rritur numrin e personave të varur ndaj produkteve të saj”, deklaroi ai.

“Kjo OJQ do të na ndihmojë që të jemi të vëmendshëm në mënyrë që industria të na japë llogari”, shtoi Bloomberg.

E quajtur “STOP”, OJQ-ja do të publikojë rregullisht raporte për të detajuar strategjitë mashtruese të industrisë së duhanit dhe të propozojë mënyrë për të luftuar kundër influencës së saj.

Kjo iniciativë u shpall me rastin e konferecës së 17-të botërore me temë “Duhan apo Shëndet” që zhvillohet nga sot deri të enjten në Cape Town, në Afrikën e Jugut.