Preshi, perimi që mbron zemrën, lufton diabetin e tipit 2 dhe ushqen kockat

Preshi, perimi që mbron zemrën, lufton diabetin e tipit 2 dhe ushqen kockat

02 mars 2018 11:21

Është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin

Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura në botë, edhe pse nga shumë njerëz nënvlerësohet, duke mos u konsumuar. Kjo për shkak se lihet në hije nga të “afërmit e tyre të ngushtë” sikurse është hudhra dhe qepa edhe pse ata pothuajse ndajnë të njëjtat vlera ushqyese, tejet të domosdoshme për organizmin tonë. Por kjo perime është vlerësuar nga grekët e lashtë dhe romakët për vlerat e shumta shëndetësore. Preshtë kanë pak kalori dhe proteina, por janë të bollshme në vitamina dhe minerale. Këto perime posedojnë një kombinim unik të lëndëve ushqyese me përmbajtje squfuri dhe flavonoideve.

Perime

Preshi është i vështirë për t’u tretur, por në supa është tepër i shijshëm. Përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97%) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Vlerat ushqyese

Së pari, përmirëson shikimin

Kjo perime është e pasur me vitaminë A. Një vitaminë e nevojshme për funksionimin e duhur të syve dhe për shëndetin e përgjithshëm të tyre. Preshi është gjithashtu i bollshëm në antioksidantë të cilët luftojnë kundër radikalëve të lirë që hyjnë në trup dhe parandalojnë atë nga dëmtimi i syve. Nëse nuk parandalohen, radikalët e lirë mund të shkaktojnë degjenerim makular dhe probleme të tjera të syve që vijnë nga plakja. Vitamina A gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e shikimit, gjithashtu përmirëson shikimin tuaj natën.

Së dyti, parandalon kataraktet

Kjo perime është burim i mirë zeaxanthine dhe luteine. Këta dy përbërës mund të sjellin përfitime në masë të madhe te sytë tuaj. Zeaxanthin dhe lutein mbrojnë indet e ndjeshme të syrit nga rrezet e dëmshme ultravioletë. Më e rëndësishmja është se këta përbërës mbrojnë sytë nga zhvillimi i katarakteve. Shoqata Optometrike Amerikane rekomandon 12 miligramë të këtyre dy përbërësve për të marrë përfitime të tilla.

Së treti, mban lëkurën e pastër dhe të shëndetshme

Një numër i madh i problemeve të lëkurës shkaktohen nga dëmtimi i radikaleve të lira. Problemet e lëkurës të tilla si pikat e errëta, rrudhat etj., janë rezultat i dëmtimit oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira. Antioksidantët që përmbajnë preshtë mund të luftojnë radikalet e lira dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes. Ka në përmbajtje një përbërës i cili ka veti antibakteriale dhe mban mikrobet dhe pushtues të huaj nga lëkurën tuaj.

Së katërti, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Preshi përmban një flavonoid që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimet e shkaktuara nga molekulat hiperaktive të oksigjenit. Kjo metodë e mbrojtjes së enëve të gjakut prodhon gjithashtu një gaz natyror që quhet oksid nitrik ose NO. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut. Një tjetër avantazh i kësaj perimeje është përqendrimi i lartë i folatit, i cili është në formën e tij bioaktive dhe është në të vërtetë i pranishëm në të gjitha pjesët e bimës. Folatet promovojnë shëndetin e zemrës dhe sigurojnë që nivelet homocisteinës të ​​jenë në ekuilibrin e duhur. Edhe sasia e moderuar e homocisteinës mund të sjellë dëm në sistemin kardiovaskular. Po kështu përmban një sasi të konsiderueshme të fibrave dietike. Fibra dietike është e rëndësishme në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalon sulme në zemër, goditje dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare. Fibrat ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë formimin e pllakave brenda arterieve.

Së pesti, mund të ulë tensionin e gjakut

Kaliumi shërben si një vazodilator që minimizon tensionin nga enët e gjakut për të siguruar rrjedhjen e qetë të gjakut nëpër arterie. Dhe mesa duket kjo perime është “minierë” sa i takon kësaj lënde ushqyese. Kaliumi gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit homeostatik (hyrje-daljeve) mes natriumit dhe luan një rol të rëndësishëm në kontraktimin e përgjithshëm të muskujve të zemrës.

Së gjashti, parandalon aneminë

Anemia ndodh kur trupi juaj ka mangësi të hekurit. Me konsumimin e preshit rregullisht është një mënyrë e sigurt për t’i siguruar trupit tuaj hekur, i domosdoshëm për të luftuar dhe për të parandaluar aneminë. Te preshi gjejmë sasi të bollshme të hekurit si dhe të vitaminës B të cilat janë pararendësit e nevojshme për sintezën e qelizave të gjakut.

Së shtati, lufton inflamacionin

Ka veti antiinflamatore për shkak të sasisë së lartë të vitaminave antioksiduese, të cilat në mënyrë efektive; zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe kockave. Kjo perime gjithashtu mund të ndihmojë në menaxhimin e problemeve reumatike si artriti.

Së teti, përmirëson shëndetin e kockave

Vitamina K siguron përfitime për çdo pjesë të trupit. Marrja e vitaminës K përditëson një proteinë të quajtur osteokalkin. Kjo proteinë është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, duke zvogëluar rënien e densitetit kockor. Sigurimi i kuotës tuaj të përditshme me vitaminë K do të ndihmojë shëndetin e indeve të kockave për vitet që vijnë.

Së nënti, preshi është diuretik

Ky perime është një diuretik natyral (diuretik është çdo substancë që promovon rritjen e prodhimit të urinës); ndihmon në rritjen e sasisë së natriumit dhe nxjerrjes së ujit të tepër nga trupi juaj përmes urinës. Diuretikët natyrorë janë të dobishëm edhe për ata individë që vuajnë nga hipertensioni, duke ndihmuar në ruajtjen e funksionimit të veshkave duke reduktuar akumulimin e toksinave të tretshme në ujë ose kripëra.

Së dhjeti, ndihmon në menaxhimin e diabetit tip 2

Preshi është perime që ka pak kalori, po kështu edhe indeks të ulët glicemie. Këto perime pengojnë aktivitetin a-amilazës i cili mbështet një sërë funksionesh anti-diabetike. A-amylase është ajo që thyen karbohidratet komplekse në sheqerna, gjë që shkakton hyrjen dhe rritjen e sasisë së sheqerit në gjak. Ndalimi i këtij enzime ngadalëson shpejtësinë me të cilën glukoza hyn në qarkullimin e gjakut

Komentet

Shto koment

Të ngjashme