Lifestyle

Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në trajtimin e “zemrës së thyer”

Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në shërimin e “zemrës së thyer” pas ndërprerjes së lidhjes njëjtë siç lehtësojnë dhimbjen e kokës. Për fat të keq, kjo vlen vetëm për femrat.

Shkencëtarët pohojnë se brufenët e zvogëlojnë shqetësimin për shkak të ndarjes. Studimi tregoi se personat që konsumuan ilaçe kundër dhimbjeve vuanin më pak për shkak të refuzimit social ose më pak e kujtonin tradhtinë nga e kaluara, transmeton Koha.net. Por tek meshkujt kjo nuk ndikoi.

Vullnetarët iu bashkuan lojës virtuale “kap” dhe shkruan për tradhtitë e njerëzve të afërt. Femrat që kishin pirë ilaçe kundër dhimbjes treguan se ndienin më pak dhimbje sociale pas marrjes së ilaçeve.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë besojnë se ilaçet e “mpijnë” ndjeshmërinë e femrave, por tek meshkujt e çrregullojnë mundësinë e frenimit të emocioneve.

Janë bërë disa studime që kanë treguar se edhe paracetamoli i qetëson njerëzit që i kanë shikuar fotot e pakëndshme ose kanë lexuar për vuajtjet e njerëzve të tjerë.

Shkencëtarë të tjerë e kundërshtuan përdorimin e ilaçeve për këtë qëllim duke thënë se dhimbja emocionale është një reagim i shëndoshë, i cili ndihmon në rimarrjen e vetes.