Vera e kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e çekuilibrit hormonal te femrat

Vera e kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e çekuilibrit hormonal te femrat

16 shkurt 2018 08:38

Një përbërës natyral i cili gjendet në lëkurën e rrushit dhe në verë të kuqe mund të ndihmojë me korrigjimin e disbalancës së hormoneve te femrat me sindromë policistik vezor.

Në një studim të publikuar në Endocrine Society's Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, studiuesit erdhën në përfundimin se resveratroli mund t’i rikthejë nivelet e estrogjenit. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre ndihmojnë në përmirësimin e trajtimeve për sindromën policistik vezor, ose PCOS, i cili është shkaku kryesor i infertilitetit te femrat. Rreth 5 deri në 6 milionë femra jetojnë me këtë sëmundje në Shtetet e Bashkuara, transmeton koha.net.

"Studimi ynë është prova e parë klinike e cila vjen në konstatimin se resveratrol në mënyrë të konsiderueshme e ul nivelin e testosteronit si dhe sulfat dehidroepiandrosteroni (DHEAS) te pacientet me PCOS, një hormon ky të cilin trupi mund ta konvertojë në testosteron," tha autori i lartë, Antoni Duleba në një deklaratë. "Ky suplement ushqimor mund të ndihmojë në moderimin e çekuilibrit hormonal që është një nga tiparet qendrore të PCOS."

Resveratroli, që është pjesë e një grupi të komponimeve të quajtura polifenole, njihet të veprojë si antioksidant. Për ta testuar efektetivitetin e tij në çekuilibrin hormonal, studiuesit i analizuan mostrat e gjakut nga 30 femra me PCOS në një studim rastësor (ku as mjekët edhe as pacientët nuk e dinin se kush është duke e marrë trajtimin e caktuar) dhe të kontrolluar me placebo. Nivelet totale të testosteronit ranë me 23.1 për qind në grupin eksperimental, dhe u rritën me 2.9 për qind në grupin placebo.

Përveç adresimit të çekuilibrit hormonal, shkencëtarët vërejnë se resveratroli mund të ndihmojë në trajtimin e diabetit duke e parandaluar rezistencën ndaj insulinës.

"Gjetjet sugjerojnë se resveratroli mund ta përmirësojë aftësinë e trupit për ta përdorur insulinën dhe potencialisht për ta ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit," shtoi Duleba. "Suplementi mund të jetë në gjendje të ndihmojë në uljen e rrezikut të problemeve të zakonshme metabolike tek femrat me PCOS."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme