Lifestyle

Hudhra “hekuros” lëkurën

Edhe pse stërvitni rregullisht dhe përpiqeni të dukeni bukur dhe tërheqës, celuliti i cili shtresohet në këmbët dhe vithet tuaja ua pamundëson arritjen e qëllimit të dëshiruar. Gjëja e parë që duhet ta bëni është ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit dhe që të hani shpesh dredhëza, domate dhe bizele, sepse këto ushqime janë të pasura me vitaminën C, mu sikurse rrushi i kuq, qershitë dhe manaferrat.

Në shfaqjen e celulitit ndikojnë kafeina dhe nikotina nga cigaret, derisa hudhra është një zgjedhje e mirë në luftën kundër tij. Shmangni larjen në ujë të nxehtë, sepse në këtë rast celuliti do të jetë më i dukshëm se zakonisht. Përdorni vitaminë E. Për të luftuar celulitin duhet pirë shumë ujë, në mënyrë që të përshpejtohet metabolizmi ndërsa do të ishte mirë të pini edhe çaje të bimëve, si çaj të gjelbër dhe çaj hithi, transmeton koha.net.

Pas rrezitjes celuliti vërehet më pak, mirëpo kur të dilni në diell mbrohuni me krem për rrezitje, në mënyrë që të mos e ndihmoni plakjen e lëkurës . Shmangni ilaçet kundër dhimbjes, ndërsa ushqimit tuaj shtoni vitaminat A, C dhe E. Kundër celulitit, përveç marrjes së hurdhës duhet të luftoni edhe më anë të masazhit të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi.

Me gishta shtrëngoni hapësira më të vogla, sepse në këtë mënyrë do të largoni toksinat të cilat janë mbledhur në trupin tuaj. Po ashtu mund të bëni masazh me anë të shuplakave, ndërsa përqendrohuni në vendet të cilat janë të mbuluara me celulit. Çlironi muskujt tuaj me duar. Imitoni në kofshët tuaja shtrydhjen e rrobave. Bëni rregullisht masazh këmbëve, shfrytëzojeni hudhrën në të ushqyerit e përditshëm dhe rezultatet nuk do të mungojnë.