Lifestyle

Pesë gjërat që duhet t’i bëni para ushtrimeve

Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po u përkushtohen ushtrimeve, ndërsa veçanërisht i popullarizuar është vrapimi. Ekspertët e fitnesit ju këshillojnë t’i përmbushni pesë kushte para se të filloni të ushtroni.

Për t’i realizuar qëllimet afatgjata të përmirësimit të muskujve, ushqimi është me rëndësi të madhe. Të paktën një orë para ushtrimeve duhet ngrënë diçka, të paktën snack, pasi që ky ushqim do t'ia japë trupit energjinë e nevojshme. Bananet dhe mollët janë të shkëlqyeshme, ndërsa mund të pihet edhe shake.

Hidratimi është vendimtar, sepse nuk ka asgjë më të rrezikshme se ushtrimet në lukth të zbrazët ose mungesa e ujit në trup. Pini së paku një litër ujë një orë para se të ushtroni, transmeton koha.net.

Planifikoni ushtrimet tuaja, sepse është e rëndësishme që të dini se çfarë do të bëni dhe sa minuta, por gjithashtu ndani kohë për pushim. Kur keni plan, do të fokusoheni më lehtë në ushtrime.

Nxehjet para trajnimit janë të nevojshme. Aerobiku i thjeshtë dhe ushtrimet dinamike e nxehin trupin, kështu që mund të bëni ushtrime galiç, pompa dhe ushtrime të ngjashme për ta përgatitur trupin për ushtrime më të rënda.

Muzika gjithashtu mund të jetë e rëndësishme dhe t’ju motivojë që të bëni training të mirë. Muzika monotone e palestrës nuk e ka një efekt të tillë, kështu që bëjeni ju vetë një listë të këngëve që ju përshtaten.