Lifestyle

Si mund të ndalet osteoporoza

Osteoporoza është sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore e cila ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive deri sa ndodh fraktura e parë.

Kjo sëmundje prek të dy gjinitë por është më e shprehur tek femrat.

Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet plotësisht. Masa kockore e fituar gjatë rinisë është një përcaktues i rëndësishëm i rrezikut të osteoporozës gjatë jetës së mëvonshme, transmeton atsh. Prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që herët në moshë të re, me qëllim që të ndërmerren masa për të parandaluar atë.

Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Adoleshentët janë kategoria që kanë më shumë nevojë për ushqime të pasura me kalcium.

Ushqimet e pasura me kalcium janë qumështi dhe nënproduktet e tij, perimet jeshile si brokoli, lakra jeshile, etj.

Marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe e vitaminës D ndihmon në shëndetin e kockave.