Lifestyle

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B-kompleks

Vitaminat B-kompleks (B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12)e luajnë një rol të rëndësishëm në punën si duhet të tërë organizmit. Këto komponime esenciale ushqyese ndihmojnë në transformimin e ushqimit në një formë të cilën trupi mund ta përdor si një burim të energjisë.

Vitamina B është shumë e shpeshtë dhe mund ta shkaktojë një rritje në rrezikun e shumë sëmundjeve, transmeton tch.

Edhe pse këto vitamina veprojnë së bashku, secila prej tyre ka përfitime të caktuara shëndetësore, nga shëndeti i lëkurës dhe flokëve e deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës dhe parandalimi i migrenave. Disa persona i përkasin grupit të rrezikut, që do të thotë se e kanë një rrezik në rritje për shkak të mungesës së vitaminës B. Faktorët që e rrisin rrezikun e mungesës së vitaminës B janë:

• Pirja e duhanit

• Përdorimi i shpeshtë i aspirinës dhe ibuprofenit

• Marrja e antacideve
• Marrja e pilulave kontraceptive

• Të ushqyerit jo të rregullt dhe marrja e tepruar e sheqerit

• Nivelet e larta të stresit

• Konsumi i tepruar i alkoolit
• Ekspozimi ndaj toksinave
• Marrja e antidepresivëve
Simptomat e mungesës së vitaminës B mund të jenë të ndryshme dhe zakonisht shfaqen vetëm në mungesën kronike të vitaminës B, ose kur në trup për një kohë të gjatë nuk merrni sasi të mjaftueshme të vitaminës B. Disa nga simptomat më të zakonshme të mungesës së vitaminës B janë:

• Lodhja kronike

• Ndryshimet e papritura në disponim

• Kokëdhimbjet

• Migrenat
• Sëmundjet e zemrës
• Problemet me kujtesë
• Tensioni i lartë i gjakut
• Diabeti
• Dhimbjet kronike
• Skuqja e lëkurës
• Aftësia e dobësuar e detoksifikimit.

{gallery}