Lifestyle

Doni të punoni, filloni të mbani syze

Punëdhënësit më me qejf do të punësonin një person që mban syze, tregojnë hulumtimet më të reja.

Një e treta e të rriturve konsideron që njerëzit me syze duken më profesionistë, ndërsa 43 për qind e të anketuarve mendojnë që njerëzit me syze duken më inteligjentë, transmeton koha.net.

Është interesante edhe që shumica e njerëzve do të kishin pranuar të mbanin syze edhe nëse nuk ju duhen, nëse kjo do t’ua shtonte gjasat për të fituar punën e dëshiruar. Gjashtë për qind e të anketuarve syzet do t’i mbanin për shkak të modës, ndërsa dhjetë për qind për shkak të atraktivitetit.

“Nuk është e pazakonshme që punëdhënësit dëshirojnë t’i punësojnë njerëzit inteligjentë, por habit fakti që edhe në kohë moderne intelekti lidhet me syze. Disa stereotipe siç duket nuk vdesin lehtë. E vërteta është që disa njerëz janë më të aftë kur vënë syzet, sepse atëherë sikur bëhen dikush tjetër dhe janë të gatshëm të bëjnë gjëra të cilat përndryshe nuk do t’i kishin bërë”, shpjegon psikologu Cary Cooper nga Universiteti Lancaster.