Lifestyle

Ambienti i bukur shtëpiak ulë shkallën e religjiozitetit

Descriptive Text

Një studim i përkatësive fetare të amerikanëve në bazë të qarqeve ka konkluduar se sa më e bukur natyrshëm të jetë shtëpia e tyre, aq më pak ka të ngjarë që ata të jenë pjesë e ndonjë feje kryesore. Ajo që nuk është e qartë është se nga shkon kauzaliteti – a janë jobesimtarët më të frymëzuar nga bukuritë e natyrës, dhe kështu edhe të prirë që të shpërngulen atje, apo a ia largon përvoja e përditshme e botës natyrore dikujt nevojën për t'u lutur?

Në revistën “Sociology of Religion”, Todd Ferguson dhe Jeffrey Tamburello nga Universiteti Baylor i krahasuan të dhënat nga anketat e aderimit fetar për qarqe me vlerësimet e bukurive natyrore dhe klimës optimale. Derisa shijet tona për temperaturë ndryshojnë, autorët i përdorën të dhënat e Departamentit të Bujqësisë për preferencat mesatare për motin e verës dhe dimrit, lagështinë dhe madje edhe topografinë për t’i identifikuar qarqet e favorizuara për natyrën, transmeton koha.net.

Metodologjia statistikore e përdorur për të arritur në përfundimin do të duhet të shqyrtohet nga afër. Shumë faktorë ndikojnë në përkatësinë fetare në Shtetet e Bashkuara, si mosha, përkatësia etnike dhe të ardhurat. Kontrolli për të gjithë këta faktorë është i vështirë, dhe është e mundur që korrelacioni do të rezultojë të jetë një funksion i diçkaje që autorët nuk e kanë vërejtur.

Faktori më i ngatërruar potencialisht është pasuria. Sociologët e fesë kanë argumentuar për më shumë se një shekull që siguria materiale ndërlidhet me rënien e besimeve fetare. Njerëzit me shumë para gjithashtu kanë të ngjarë ta shpenzojnë një pjesë të tyre në akomodim pranë ujit.

Megjithatë, në qoftë se konstatohet se ka më shumë në korelacion se që njerëzit e pasur e shijojnë një pamje të bukur, ndërsa ndihen sikur nuk kanë nevojë për Zotin, shkaqet mund të rezultojnë demaskuese. "Kur një person ngjitet në një pyll për t’u lidhur me të shenjtën, ai individ mund të mos e ndjejë nevojën për t’u lidhur me ndonjë grup fetar, sepse kërkesat shpirtërore janë duke u përmbushur," tha Ferguson.

Megjithatë, Ferguson, i cili ka Master të Hyjnisë dhe tani është duke e studiuar doktoraturën në sociologji, shtoi: "Ne nuk po pohojmë se banorët në zonat më të pasura me bukuri natyrore kanë më shumë gjasa që ta krijojnë 'Kishën e natyrës."

Një shpjegim alternativ për korrelacionin mund të jetë që të jetosh në një vend të qetë e zvogëlon nevojën të cilën disa njerëz e ndjejnë për mbrojtjen fetare nga fatkeqësitë. Një nga studimet më të cituara në sociologjinë e fesë është puna e Bronislaw Malinowski në Ishujt Trobriand. Malinowski konstatoi se peshkatarët që peshkojnë në oqean të hapur e aplikuan "të menduarit magjik" përmes ritualeve që u anashkaluan nga ata që e kapnin ushqimin në ujërat e qeta (dhe shumë të bukura) të lagunës.

As "Tornado Alley" dhe as "Bible Belt" nuk kanë kufij zyrtarë, por kërkimet në harta tregojnë për një mbivendosje të dyshimtë.

Nëse ka apo jo ndonjë gjë në spekulimet e tilla sigurisht do të duhet të presim për kërkime të mëtejshme, por përpjekjet e Papa Françeskut për ta shpëtuar planetin mund të jenë më të mira për njerëzimin se sa për rekrutimin nga Kisha. Nga ana tjetër, ndoshta është koha që Richard Dawkins të përfshihet në përpjekjet për ta shpëtuar botën e egër.