Lifestyle

Apple fillon betejën kundër varësisë së përdorimit të smartfonëve nga fëmijët

Dy aksionarë të gjigantit amerikan Apple, të shqetësuar nga ndikimet mbi shëndetin mendor të përdorimit të tepruar të iPhonet, kanë kërkuar kryerjen e një studimi në lidhje me varësinë e fëmijëve ndaj smartfonëve.

“Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që dëshmojnë se për të paktën disa nga përdoruesit e rinj më të zellshëm, mund të ketë pasoja negative të pavullnetshme mbi shëndetin”, shkruajnë investitorët Jana Partners LLC dhe Fondi i Pensioneve të Mësuesve Kalifornianë (Clastrs), në një letër që mban datën e 6 janarit.

Shqetësimi i madh shoqëror do të prekë me shumë mundësi në një moment të dhënë vetë Applen, paralajmëruan këta dy investitorë që zotërojnë rreth dy miliardë dollarë aksione tek kjo kompani.

“Të luftosh në këto momente problemin do të rrisë vlerën për një afat të gjatë për të gjithë aksionerët”, theksuan ata në letrën e tyre të cituar më herët nga “The Wall Street Journal”, transmeton ksp.

Gjiganti i teknologjisë amerikane propozon tashmë kontrolle të prindërve dhe mundësinë për kufizimin e qasjes në disa aplikacione dhe përmbajtje.