Lifestyle

Miti i hudhrës në “vendlindjen” e Drakullës

Rrugët gjarpëruese dhe të mjegullta, kështjellat dhe kalatë mesjetare të Transylvanias e mbajnë të gjallë njërën prej legjendave më të errëta të Evropës. Atë që flet për Kontin Drakulla.

Ndonëse këmba kurrë nuk i shkeli në Transylvania, autori i shekullit nëntëmbëdhjetë, Bram Stoker, i përforcoi njohuritë e tij për vampirët falë një libri që i ra në dorë në bibliotekën angleze “Whitby”, shkruan Koha Ditore.

Në këtë libër me titull: “Një tregim për principatat e Vllahisë dhe Moldavisë”, Vlad Tepes, një sundues historik që luftoi kundër turqve pushtues, ia rroku më së shumti vëmendjen. Ai ishte i biri i Vlad Drakullës i Shtëpisë së Drăculeștit dhe përbënte një karakter të përkryer, te i cili mund ta bazonte personazhin e tij kryesor gjakpirës.

Ndonëse Drakulla i Stokerit ishte fiktiv, shpirtrat e ligj kishin ekzistuar prej kohësh në folklorin e Evropës Lindore, siç ka ekzistuar po ashtu edhe hudhra, si një mjet për t’i larguar ata...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}