Lifestyle

Heshtja e telefonit mobil shkakton ankthe te përdoruesit

Nuk ka mesazhe, e-maila apo notifikime nga Facebook? Kjo fakt është tmerruese për shumë përdorues të smartphonëve, të cilët, për shkak të kësaj, tërhiqen në vete dhe fillojnë të dridhen.

Cingërima e vazhdueshme e telefonit, porositë SMS dhe e-mailat që arrijnë në ekranin e smartphonëve shpesh paraqesin stres. Por, disa përdorues ndiejnë ankth, dridhje dhe djersitje nëse disa orë në ditë apo tërë ditën nuk marrin asnjë njoftim, ka treguar hulumtimi i Universitetit britanik Worcester me 100 pronarë të “telefonave të mençur”, bën të ditur “Daily Mail”, transmeton koha.net.

Disa nga përdoruesit obsesionohen dhe shqetësohen nëse nuk kanë marrë lajme për aktivitetet në Facebook dhe Twitter. Shumë kanë qenë të dëshpëruar dhe nën stres nëse e kanë pasur telefonin të fikur, vërteton hulumtimi.

Përdoruesit janë aq shumë të varur nga pajisjet e tyre sa që dëgjojnë vibrime të telefonit edhe kur nuk kanë marrë asnjë mesazh. Kjo mund të lërë pasoja të përhershme psikike. Gati një e treta e të rriturve ka iPhone ose BlackBerry, të cilët ofrojnë qasje të thjeshtë në internet, e-mail dhe në rrjetet shoqërore.

Edhe pse telefonat mobilë fillimisht ishin dedikuar për përmirësimin e efikasitetit të punës, më së shumti përdoren për rrjete shoqërore. Për të qenë vazhdimisht në rrjedha, përdoruesit e smartphone vazhdimisht i kontrollojnë të rejat, ndërsa më së shumti i nervozon mungesa e çfarëdo notifikimi. Gati 37 për qind e të rriturve dhe 60 për qind e adoleshentëve e pranojnë që janë të varur nga telefoni.