Lifestyle

Samoa festoi Vitin e Ri 2018

Viti i ri zyrtarisht ka mbërritur në Tokë, ndërsa mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, vendet e para të botës që mirëpritën 2018.

Vendet e fundit në Tokë që do të shohin Vitin e Ri janë disa ishuj të vegjël amerikanë si ishulli Baker apo ai Houland, edhe pse janë të pabanuar. Ishulli i fundit i banuar është Samoa Amerikane, që do ta mirëpresë vitin 2018 në mesditën e 1 janarit në Evropë, shkruan Tch.

Samoa ishte vendi i parë që festoi 2018, ndërsa mesnata mbërriti në ishull. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.

Pas Samoas, viti i ri 2018 mbërrin në Australi dhe Zelandën e Re, për të vijuar më pas me vendet e tjera.