Lifestyle

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore

Descriptive Text

Cistet janë qeska të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores.

Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjate jetës. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohen me pak probleme dhe nuk janë të rrezikshme, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim brenda pak muajsh, transmeton kp.

Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë çrregullime menstruale, dhimbje pelvike, dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve, të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, shtypje në zorrën e trashë.

Ju duhet kërkoni ndihmën e mjekut në rastet kur dhimbjet e fundit të barkut janë forta, keni dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella, si dhe kur keni shenja të shokut si shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi.