Lifestyle

Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët

Nuk ka person që dëshiron të ketë buzëqeshje të bukur, por disa ushqime në mënyrë sekrete ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tanë.

Për të ulur ndikimin e tyre negativ nevojitet t’i njohim këto ushqime dhe t’i konsumojmë në mënyrë të matur, por edhe që menjëherë pas konsumimit t’i pastrojmë dhëmbët.

Këta janë fajtorët kryesorë për ndryshimin e dhëmbëve tanë.

Trangujt

Acidi nga trangujt mund të dëmtojë smaltin dhe të ndikojë në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve.

Kafja dhe çaji

Adhuruesit e kafesë dhe çajit mund të përfundojnë me dhëmbë të verdhë, sidomos nëse e teprojnë me konsumimin e këtyre pijeve të dashura.

Salca e domateve

Domatja ka acid, por edhe ngjyrë intensive e cila mund të shkaktojë errësimin e ngjyrës së dhëmbëve dhe dëmtimin e tyre.