Lifestyle

Sa është e rrezikshme puna shtesë pas orarit?

Në disa profesione nuk ekziston koha e punës, thonë punëdhënësit, por një qëndrim i tillë seriozisht mund të dëmtojë shëndetin e punonjësve tregon një studim gjerman.

Në fakt, nga 57.000 të anketuar, madje gjysma prej punojnë edhe kur vijnë në shtëpi dhe kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre.

Studiuesit nga Shoqëria për kërkime pune, industriale thonë se personat që punojnë natën, gjatë kohës së tyre private, si dhe në vikend, në masë të madhe ankohen për pagjumësi, dhimbje koke, lodhe, ankth, probleme me muskuj, sistemin e gjakut dhe lukthin.

“Hulumtimi ynë sugjeron që edhe shuma më e vogël e punës shtesë pas një kohe të zënë pune mund të çojë në probleme shëndetësore", tha Ana Arlinghaus, kreu i studimit.