Lifestyle

Qepa, ilaçi kundër astmës

Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës por e vërteta është se qepa ka cilësi shumë të mira për shëndetin e njeriut.

Qepa ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, eliminon parazitët, ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia.

Në përbërje kjo perime ka squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium, transmeton kp.

Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.

Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.

Niveli i glicemisë në to është i ulët dhe të dyja plotësojnë me 10 për qind nevojën ditore për vitaminë C dhe kalcium.

Vitamina C është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë që kufizon aktivitetin e radikaleve të lira në organizëm.

Përveç vitaminës C, të dyja qepët plotësojnë me 2 për qind nevojën ditore për kalcium, ndërkohë që vetëm qepa e kuqe plotëson me 2 për qind nevojën ditore për hekur.