Lifestyle

Çantat e kuqe – të duhurat sivjet

Këtë vit çantat e kuqe janë protagonistet e sezonit dhe kanë përfshirë koleksionet e vjeshtë- dimër.

E kuqja është një nga ngjyrat më të nxehta të momentit, por edhe të Krishtlindjeve dhe nuk ka rast më të mirë që me ardhjen e festave t’i lejoni vetes një blerje të re dhe t’i dhuroni vetes një çantë të re të kuqe dhe ta shfrytëzoni pastaj edhe në muajt ne vijim.

Të përsosura për rivitalizimin e veshjeve më të thjeshta dhe atyre më të çmuara, çantat e kuqe janë gjithçka që ju duhet, transmeton KP.

Çanta të kuqe, të vogla dhe elegante për mbrëmje

Çanta të zbukuruara me aplikacione dhe qëndisje, kuleta minimale ‘chic’: për mbrëmje çantat e kuqe bëhen të vogla dhe elegante. Aleate të përsosura për pamjen dhe raste të veçanta.

Çanta të kuqe “maxi” për ditën

E përsosur për ditët e sotme, çantat e kuqe janë bërë protagonistet në versionin “Maxi”, ideale për t’i marrë me vete 24 orë në 24.

Ja një seleksionim i çantave të kuqe, të cilave mund t’i vini syrin kur të dilni për të blerë:

{gallery}