Lifestyle

Çfarë duhet të hani për parandalimin e Alzheimerit

Madje 50% e rasteve të sëmundjes së Alzheimerit shkaktohen nga faktorët e mëposhtëm të rrezikut: diabeti, shtypja e lartë e gjakut, trashësia, mungesa e ushtrimeve, pirja e duhanit dhe depresioni. Mund të llogaritet edhe dieta për shkak se studimet kanë treguar se shprehitë e ngrënies ndikojnë dukshëm në rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Dieta tradicionale mesdhetare është e bazuar në një konsum në rritje të perimeve, frutave, bishtajoreve dhe arrorëve. Kur studiuesit analizuan se në çfarë mënyre dieta mesdhetare ndikon në rrezikun e sëmundjes Alzheimer, ata zbuluan se dieta mesdhetare i promovon aftësitë kognitive dhe ndikon në parandalimin e dobësimit të tyre, transmeton koha.net.

Shkencëtarët amerikanë e kanë analizuar lidhjen e konsumit të llojeve të ndryshme të yndyrnave dhe nivelit të rrezikut nga sëmundja Alzheimer. Rezultatet treguan se personat dieta e të cilëve është e bazuar në konsum të lartë të yndyrave të pangopura dhe konsum të ulët të atyre të ngopura, e kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe rënies kognitive në përgjithësi.

Dieta mesdhetare, e cila është e bazuar në një konsum të reduktuar të yndyrave të ngopura, e nxit funksionin kognitiv dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit të hershëm kognitiv.

Studimet e mëparshme kanë treguar se dieta mesdhetare mund ta zgjasë jetëgjatësinë për 5 deri në 10 vjet. Shkencëtarët theksojnë se rezultatet e këtij hulumtimi janë preliminare dhe se duhet kryer vlerësim nga ekspertë të jashtëm.