Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet të ngrohen

Shumë njerëz e kanë zakon ta lënë ushqimin dhe më vonë ta ngrohin sipas nevojës, por në disa raste kjo nuk duhet të bëhet.

Ka nga ushqimet që mund të ngrohen pa problem, por ka edhe nga ato që janë të dëmshme pas ngrohjes, dhe arsyeja për këtë janë kimikatet të cilat ndryshojnë. Shumë njerëz nuk janë në dijeni se disa ushqime me ngrohje do t’i humbasin vetitë ushqyese, por gjithashtu do ta dëmtojnë edhe organizmin, transmeton Koha.net. Ushqimi në disa raste mund të bëhet helmues, dhe kjo vlen sidomos për orizin, patatet, kërpudhat, vezët, pulat, bishtajat dhe perimet e gjelbra.

Orizi përmban spore të cilat shndërrohen në baktere që mund të mbijetojnë edhe pas zierjes. Kur orizi i gatuar lihet në temperaturë dhome, bakteret shumëfishohen dhe mund të shkaktojnë vjellje dhe diarre.

Patatet janë të pasura me materie ushqyese të cilat e humbin vlerën e tyre nëse ato ngrohen. Kur janë në temperaturën e dhomës, në patate rritet numri i baktereve të cilat shkaktojnë botulizëm.

Kërpudhat përmbajnë shumë proteina, struktura e të cilave ndryshon gjatë ngrohjes, dhe më pas ato mund të jenë të dëmshme për organizmin. Konsumimi i kërpudhave të ngrohura shkakton probleme me tretjen, si fryrje dhe dhimbje stomaku.

Ngrohja e vezëve në temperatura të larta ndikon në absorbimin e tyre në organizëm.

Nivelet e larta të proteinave në pulë reagojnë negativisht gjatë ngrohjes. Pula e tillë mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen, sepse struktura e trupit ndryshon gjatë ngrohjes.

Panxhari është i pasur me nitrate të cilat gjatë ngrohjes shndërrohen në nitrite jo të shëndetshme për trupin.

Perimet e gjelbra si spinaqi dhe selino gjithashtu nuk duhet të ngrohen, sepse përmbajnë hekur dhe nitrate. Temperatura e lartë i shndërron nitratet në nitrite dhe ushqimet bëhen kancerogjene.