Lifestyle

Pilulat kontraceptive, përdorimet, rreziqet dhe kundërveprimet

Descriptive Text

Mund të konsiderohet si metoda më e mirë për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar. Pilula është kontraceptivi më i përdorur në botë. Por nga ana tjetër ajo përfshin rreziqe dhe efekte anësore. Zbuloni cilat janë ato:

Pilula kontraceptive është metoda më e mirë me përqindje më të lartë të efikasitetit. Falë kombinimit të sasive të vogla të estrogjenit dhe progresteronit, nëse merret në mënyrë të drejtë,pengon hormonet të shkaktojnë ovulacionin. Sot pilula përdoret nga më shumë se 100 milionë gra në mbarë botën. Përdorimi ndryshon në bazë të moshës, arsimit, statusit civil, traditave kulturore dhe cilit shtet i përkasin. Për shembull, një e katërta e grave të moshës 16 deri 49 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar përdorin pilulën, ndërsa në Japoni vetëm 1%. Pilula kontraceptive, pas 21 ditë të marrjes, ndërpritet për 7 ditë. Gjatë këtij intervali duhet të ndodhë “ndalimi i gjakderdhjes”, e ngjashme me ciklin e menstruacioneve. Pas përfundimit të 7 ditëve, duke marrë pilulën rifillon një cikël i ri.

Pilula kontraceptive nuk përdoret vetëm për qëllime kontraceptive; ajo në fakt mund të rekomandohet nga mjeku për trajtimin e sëmundjeve të caktuara, të tilla si sindroma e polikisteve në vezore, endometrioza dhe menstruacionet e dhimbshme. Përveç kësaj, shpesh herë kontraceptivët oralë përdoren për të trajtuar puçrrat e buta deri te ato të acaruara. Pilula mund të shkaktojë menstruacione në intervale të rregullta te gratë me cikle të parregullta menstruale ose që vuajnë nga sëmundje të karakterizuara me gjakdredhje të mitrës.

Para së gjithash duhet të dini se pilulat kontraceptive nuk ju mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sic janë HIV /AIDS ose virusi Papilloma. Studimet e fundit shkencore kanë treguar se tabletat e fundit të kontraceptivëve të tregetuara, ngadalësojnë qarkullimin e gjakut në venat e këmbëve dhe në raste të veçanta lehtësojnë formimin e mpiksjeve, duke rritur kështu rrezikun e trombozës venoze. Por ne e dimë se rreziku i trombozës venoze zvogëlohet nëse pilula contraceptive përmban doza të ulëta të estrogjenit. Pilulat që përmbajnë progresteron, janë prej një kohe më të gjatë në treg dhe janë më të sigurta dhe me më pak rreziqe për shëndetin.

Ndikimet negative

Shumë gra me zgjedhjen e kontraceptivëve shmangin pilulat e kontrollit të shtatzënisë, pasi janë të bindura se do të shëndoshen ose shkaktojnë kancer. Në fakt i vetmi ndikim negativ i njohur, i cili megjithatë ndryshon nga gruaja tek gruaja është një tendencë e vogël për mbajtjen e ujit. Vëmendje edhe për qarkullimin venoz, pasi disa studime kanë gjetur një predispozitë më të madhe për formimin e trombit, siç u përmend edhe më lart. Gjëja më e mirë është të konsultoheni me gjinekologun, t’ju informojë me efektet pozitive dhe negative të secilit variant, në mënyrë që të kuptohet cila është më e përshtatshme për nevojat tuaja.