Lifestyle

Theksimi i belit për fshehjen e kilogramëve të tepërt

Dukja sa më e hollë dhe me bel të ngushtë është ëndrra e çdo femre, pa marrë parasysh peshën e tyre. Një “look” sikurse ai i aktores Taraji P. Henson në ceremoninë e ndarjes së çmimeve“Oscar” sivjet është pikërisht dukja që sivjet sjell bota e modës për adhurueset e trendit, shkruan sot Koha Ditore.

Fustanet që theksojnë belin, pantallonat me grykë të gjatë dhe palltot e ngushtuara në bel janë trendi që do ta shënojnë vitin 2017. Në vijim janë vetëm disa nga këshillat për veshjet që prodhojnë pamje sa më trendi dhe të hollë gjatë pranverës.

Gjithçka me grykë të gjatë

Veshjet me grykë të gjatë, qofshin ato pantallona, xhinse apo funde, janë rrobat që duhen zgjedhur këtë pranverë. Synimi i përzgjedhjes së grykës së thellë të pantallonave apo fundeve është që syri të përqendrohet në pjesën më të ngushtë të belit tuaj, për të ofruar një figurë sa më të hollë dhe më elegante. Veshje të tilla mund të zgjidhen si në rastet kur dilet nëpër rrugë ashtu edhe nëpër ngjarje më të veçanta apo mbrëmje gala... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.