Lifestyle

Ilaçi që përdoret për dobësim shkakton kancerin në mëlçi

Një ilaç i përdorur për humbjen e peshës mund të shkaktojë kancerin e mëlçisë.

Acidi aristolochic është një produkt natyror i bimëve, i cili përdoret për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Por, acidi mund të shkaktojë ndryshimin e ADN-së në mëlçi, kanë zbuluar shkencëtarët, transmeton KosovaPress.

Studimet e mëhershme po ashtu zbulojnë se bari shkakton kancer të veshkave dhe traktit urinar.

Shkencëtarët kanë gjetur se suplementet që përmbajnë acid mund të gjenden shumë lehtë online dhe është e rëndësishme për të ngritur vetëdijen e publikut nga rreziku i tij që sjell për shëndetin.

Studiuesit kanë analizuar ADN-në e 98 personave me kancer në mëlçi në Tajvan, ku kanë gjetur lidhjen me acid.

Ata kanë gjetur sasi të madhe të bimës në më shumë se 75 për qind të pacientëve.

në fjalë janë përdorur në gjithë botën, ndërkohë që acidi është ndaluar në Evropë.