Kolesterina e lartë shkaktohet shpesh nga dieta e dobët, pirja e tepërt e alkoolit dhe pirja e duhanit.
Sidoqoftë, ajo mund të jetë edhe gjendja e trashëguar nga familja, e cila quhet hypercholesterolaemia.
Kolesterina e lartë mund të shtojë rrezikun për të pësuar sulm në zemër ose sëmundje të zemrës.
Sipas NHS-së, çdo i dyti person në 250 vetë në Britani të Madhe është i prekur nga kjo gjendje.
Edhe pse zakonisht nuk ka simptoma, njerëzit ndërmjet moshës 20 dhe 40-vjeç rrezikohen më tepër të preken nga sulmi në zemër.
Sipas Fondit britanik të zemrës, shumica e njerëzve nuk janë në dijeni se janë të prekur nga gjendja.
Mendohet se hypercholesterolaemia shkaktohet nga një gjen i parregullt që ndikon që kolesterina të absorbohet nga qelizat, transmeton KosovaPress.
Të sëmurët zakonisht kanë nevojë për statinë gjatë gjithë jetës, në trajtim për të ndihmuar reduktimin e niveleve të tyre.
Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve si sulmi në zemër.
Një studim holandez i vitit 2015 zbuloi se hypercholesterolaemia ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2.
-
22 tetor 2017 17:44
-
Shpërndaje në: