Lifestyle

Shtatzënat duhet të flenë në krah

Descriptive Text

Një studim i publikuar në “The Journal of Physiology” ka gjetur se femrat në shtatzëninë e vonshme, duhet të flenë në krah para kohës së lindjes, pasi që mund t’i shkaktojnë probleme serioze foshnjës.

Studiuesit kanë monitoruar foshnjat ende pa lindur dhe nënat e tyre gjatë natës, për të parë efektet e pozitës së të fjeturit, transmeton KosovaPress.

Studimi ka zbuluar se femrat që flenë në shpinë gjatë shtatzënisë së vonshme mund të shkaktojnë probleme për foshnjën.

Studimet e mëparshme kanë lidhur pozicionin në të cilën nëna fle me rrezikun për të shkaktuar vdekjen e fëmijës ende pa lindur ajo.

Studiuesit e Universitetit të Auckland kanë observuar pozitat e fjetjes duke përdorur kamera me rreze infra të kuqe.

Ata kanë gjetur se kur nëna fle në shpinë, fetusi është më pak aktiv.

Fetusi është në gjendje aktive kur nëna është duke fjetur në anën e majtë, ose të djathtë.

Kur nëna ndryshon pozitën gjatë të fjeturit, për shembull nga ana e majtë në shpinë, foshnja në barkun e saj ndryshon shpejt gjendjen dhe bëhet më i qetë.

"Në situatën kur foshnja nuk mund të jetë e shëndetshme, ajo nuk mund t’i tolerojë efektet e fjetjes në shpinë”, ka thënë Peter Stone, njëri nga udhëheqësit e studimit.

“Ne sugjerojmë që tani ka prova të mjaftueshme për të rekomanduar që nënat të shmangin fjetjen në shpinë në shtatzëninë e vonshme, jo vetëm për shkak të të dhënave epidemiologjike, por edhe pse kemi dëshmuar se ka një efekt të qartë mbi foshnjën”, ka shtuar ai.