Lifestyle

Pozicioni më i mirë ose më i dëmshëm për të fjetur

Descriptive Text

Një ditë e mirë nuk shihet në mëngjes, por në momentin që shtriheni. Nëse zgjoheni të lodhur e me dhimbje koke kjo nuk do të thotë që dita juaj nuk do të jetë e mirë, por që keni fjetur keq.

Por cili është pozicioni më i përshtatshëm i gjumit?

Fjetja në shpinë

Ky është pozicioni më i mirë i gjumit! Duke fjetur në këtë mënyrë ju do të parandaloni dhimbjet e qafës, shpinës si dhe acidin refluks.

• Duke fjetur në anën tuaj të majtë ose të djathtë do të minimizoni problemet e aparatit tretës, por vlen për t’u thënë se nuk është pozicioni ideal për gjoksin dhe fytyrën.

• Fjetja në pozicionin e fetusit: Nëse nuk jeni shtatzënë, ky është pozicioni që nuk rekomandohet nga mjekët. Në mëngjes mund të çoheni me dhimbje shpine dhe qafe.

• Të flesh me bark

Nëse ky është pozicioni juaj i preferuar, na vjen keq t’ju themi që duhet ta ndërroni. Duke qenë se koka është e anuar anash kjo mund të çojë në dhimbje qafe gjithashtu dhe shpine pasi shtylla kurrizore nuk është një pozicion neutral