Lifestyle

Dieta e rëndë me perime dhe arra mund të shkaktojë infeksione të rrezikshme

Descriptive Text

Konsumimi i shumtë i frutave, perimeve dhe arrave mund të shtojë rrezikun për t’u prekur nga infeksione të rrezikshme.

Një studim i publikuar në revistën “Cell Host & Microbe”, tregon se ushqimet e pasura me mangan mund të shkaktojnë sëmundje fatale.

Njerëzit që kanë nivele të larta, për shembull duke marrë suplemente, mund të promovojnë rritjen e bakterit staphylococcus aureus.

Kjo mund të dobësojë mbrojtjen e trupit kundër mikrobeve, shkruan KP.

Shumica e infeksioneve janë shkaktuar nga një grup i quajtur Staphylococcus aureus, i cili është rezistues ndaj antibiotikëve, transmeton KosovaPress.

Gjurmët esenciale të manganit gjenden në ushqimet, si spinaq, çaj, lajthi, fara kungulli, fasule.

Mangani është mineral natyral në organizëm në sasi shumë të vogla, i cili zakonisht gjendet në veshka, pankreas, mëlçi dhe eshtra.

Është e vërtetë se mangani ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të eshtrave, metabolizmin e tyre dhe ndihmon në krijimin e enzimave esenciale për krijimin e eshtrave.

Sidoqoftë, teprimi i marrjes në formë të suplementit, ose ngrënia e tepërt e frutave dhe perimeve, mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore, e cila ndonjëherë mund të ketë epilog fatal.

paralajmëron se marrja e mbidozave të manganit për një periudhë afatgjatë shkakton dhimbje eshtrash, dëmtim nervor dhe simptoma tjera, si depresion dhe lodhje.