Lifestyle

​Krijohet antitrupi që shkatërron 99% të të gjitha llojeve të HIV-it

Descriptive Text

Shkencëtarët kanë krijuar një antitrup që sulmon 99% të virusit HIV dhe mund të parandalojë infeksionin në sisar, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Science”.

Antitrupi është krijuar ashtu që sulmon tri elementë të virusit, gjë që e vështirëson HIV-in për të mbijetuar.

Hulumtimi është bërë në bashkëpunim të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe kompanisë farmaceutike “Sanofi”, transmeton ksp.

Testimi në njerëz do të fillojë vitin e ardhshëm. Trupi ynë nuk mund të luftojë me HIV-in për shkak të aftësive të pabesueshme të virusit për të pësuar ndryshime të formës.