Lifestyle

Bota po mbetet pa antibiotikë efikas

Botës po i mungojnë antibiotikë efikas për shkak të rritjes së rezistencës së sëmundjeve ndaj barnave, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH paralajmëron se nuk ka antibiotikë të mjaftueshëm të ri, zhvillimi i të cilëve është në rrjedhë, për të trajtuar infeksionet më rezistuese, të tilla si tuberkulozi, nga i cili vdesin çdo vit rreth 250.000 njerëz.

“Kemi nevojë urgjente për më shumë investime në kërkimin dhe zhvillimin në fushën e trajtimit të infeksioneve rezistuese ndaj antibiotikut, duke përfshirë tuberkulozin. Përndryshe, ne do të kthehemi në kohën kur njerëzit kishin frikë nga infeksione të zakonshme dhe kur do të jetë e rrezikshme t’i nënshtrohemi operacioneve të vogla”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ezanit Hebrejesus.

OBSH njofton se ekzistojnë 12 klasa të patogjenëve, të cilat janë përgjegjëse për infeksione të përbashkëta, si pneumonia ose infeksionet e traktit urinar, të cilat janë duke u bërë gjithnjë e më rezistuese ndaj antibiotikëve ekzistues, transmeton ksp.

Nga 51 barna të reja, të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar, OBSH ka vlerësuar vetëm tetë si inovacion për shërim.