Lifestyle

Personat që flenë më pak, kanë më shumë dhimbje

Descriptive Text

Njerëzit që bëjnë pak gjumë dhe jo kualitativ, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga dhimbjet kronike dhe të dëmtojnë shëndetin fizik, paralajmërojnë studiuesit britanikë.

Përkeqësimi i cilësisë dhe gjatësia e gjumit dyfishon, madje edhe trefishon rritjen e problemit me dhimbjet.

“Fjetja dhe dhimbjet janë dy problemet më të mëdha shëndetësore të shoqërisë sonë”, tha shefja e hulumtimit Ester Efolili nga Universiteti Varvik në Britani, transmeton ksp.

Ajo shton se është e njohur se dhimbja pengon gjumin dhe studimi i ri tregon se efekti i gjumit në dhimbje është më i madh se sa vuani në gjumë.

Çrregullimet e gjumit i kontribuojnë problemeve në procesin, në të cilin një person përballet me dhembje.

Shkencëtarët kanë studiuar 16 hulumtime që përfshijnë më shumë se 60.000 persona të rritur nga dhjetë vende.

Përkeqësimi i cilësisë dhe gjumit rezulton me çrregullimin e përgjigjes së trupit ndaj baktereve dhe viruseve, ndikon në shtimin e infeksioneve, rritjes së nivelit të kortizolit, lodhje dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Njëkohësisht, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë lidhje midis gjumit kualitativ dhe zvogëlimit të dhimbjeve ose artritit, edhe pse kanë zbuluar se përmirësimi i cilësisë së gjumit lidhet me shëndet më të mirë fizik.