Lifestyle

Tri arsye pse duhet të hani më shpesh qokolladë

Çokollata është një produkt që ka një rëndësi të veçantë në organizëm dhe sidomos në shëndetin e lëkurës suaj. Në bazë të studimeve të shumta ka shumë studiues të cilët rendisin një sërë efektet të përdorimit të saj për shëndetin tonë.

Është i mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, ajo rivendos fleksibilitet te arteriet dhe parandalon fërkimin e qelizave të bardha të gjakut me muret e enëve të gjakut.

E pasur me minerale, çokollata e zezë është e mbushur me minerale të dobishme si kaliumi, zink dhe selen, si dhe 100 gram cokollatë e zezë përmban 67% hekur.

Çokollata i bën mirë shëndetit nënvizon “Business Insider”, e cila ka listuar 3 arsye të mira për të cilat mund të biem në tundim.

1. Ul tensionin e gjakut

Studiues të shumtë i kanë bazuar studimet e tyre mbi këtë cilësi, duke analizuar në veçanti zakonet e shqyerjes mbi një tribu indianësh të Amerikës Qendrore. Pas studimit ekspertët arritën në përfundimin se këta indigjenë pinin nga 3 deri në 4 filxhanë kakao në ditë, duke përmirësuar tensionin e gjakut. Ka edhe shumë studime të tjera që arrijnë në të njëjtin përfundim.

2. Çokollata është antioksidant i shkëlqyer

Dihet që çokollata përmban flavanolë, që favorizojnë oksigjenimin e lëkurës. Por kujdes, është mirë të keni parasysh se ka çokollata e çokollata! Më mirë preferoni çokollatën fondente me të paktën 70% kakao sesa çokollatën me qumësht, plot me sheqer dhe yndyrë. Gjithçka varet edhe nga proceset e prodhimit të çokollatës. Përzgjidhini me kujdes çokollatat që do të konsumoni.

3. Ka veprim pozitiv kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Si është e mundur kjo? Duke rritur mikrobet e mira të florës së zorrëve. Falë një procesi fermentimi, çokollata zhvillon procese antiinflamatore dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.