Lifestyle

Po vjen sezoni i ftohjeve – Si të mbroheni

Foto: Ilustrim

Si të shpëtojmë nga ftohja është një temë e madhe gjatë dimrit. Edhe pse vitaminat janë të rëndësishme gjatë gjithë vitit, ato mund të jenë problem i veçantë gjatë dimrit për shkak të mungesave në lloje të caktuara.

Për të parandaluar përhapjen e gripit rekomandohet që të mos prekni sytë dhe hundët, pasi kjo është një mënyrë e thjeshtë për të transferuar mikrobet nga një person në tjetrin.

Po ashtu duhet të flini sa duhet: Kur trupi është i lodhur, nuk do të jetë në gjendje të luftojë infeksionin në mënyrë efektive. Mjekët sugjerojnë që të flemë 8 deri në 10 orë.

Vitaminat së bashku me mineralet janë lëndë ushqyese që trupi juaj ka nevojë në sasi të vogla për të funksionuar siç duhet.

Sipas NHS, shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin të gjitha ushqimet që kanë nevojë për të qenë të shëndetshëm dhe në gjendje të ekuilibruar, transmeton Ksp.

Megjithatë, gjatë dimrit, njerëzit mund të jenë në rrezik nga mungesa e vitaminave të veçanta, për shkak të ndryshimit të motit.

Përveç kësaj, plotësimi i vitaminave të veçanta gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga kushtet e motit të ftohtë.

Mungesa e diellit në dimër, i cili është burim i vitaminës D, shkakton dobësim të muskujve dhe vështirësi në të menduar.

Në terma afatgjate kjo mund të shkaktojë dhimbje në eshtra dhe të krijojë gjendjen e quajtur osteomalacia te të rriturit.

Vitaminën D mund ta kompensoni duke konsumuar peshk dhe mish të kuq. Po ashtu rekomandohet që të rriturit të marrin 10mcg suplement të vitaminës D çdo ditë, sidomos gjatë periudhës ndërmjet tetorit dhe marsit.

Vitamina C më herët është menduar se parandalon ftohjen, por një studim në vitin 2010 tregon se marrja e kësaj vitamine çdo ditë nuk redukton rrezikun nga ftohja.

Ajo çfarë kjo lloj vitamine mund të bëjë është, se redukton simptomat e ftohjes dhe kohëzgjatjen e saj.

Roli i vitaminës B12 në veçanti mund të ndihmojë gjatë muajve të ftohtë. Vitamina B12, e cila gjendet në mish, qumësht dhe djathë, nevojitet për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe nerva.

Ajo tregohet efikase për ata që vuajnë nga ndjenja e ankthit dhe depresionit.

Kjo është në veçanti e rëndësishme gjatë dimrit kur njerëzit preken më shumë nga ndjenja e depresionit.