Lifestyle

Ushtrimi gjysmë orësh, sekret për jetëgjatësinë

Ushtrimi prej 30 minutash pesë herë në javë mund të shpëtojë miliona njerëz nga vdekja e parakohshme, tregon një studim.

Një ecje e lehtë, ushtrimet në fitnes ose aktivitetet shtëpiake kanë të njëjtin efekt pozitiv, thonë shkencëtarët.

Efektet e aktivitetit të shpejtë janë konfirmuar në një studim të ri, në të cilin është zbuluar se 130.000 njerëz kanë ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme për shkak të aktiviteteve fizike.

Është zbuluar se stërvitjet e çfarëdo forme ka potencial për të ulur shkallën e vdekjeve të parakohshme në 1 në mesin e 12 vdekjeve.

Rreziku i vdekjes ishte po ashtu i lartë për njerëzit, të cilët nuk kanë përmbushur sasinë e rekomanduar të aktiviteteve – 6.4 për qind në krahasim me 4.2 për qind.

Studimi është publikuar në revistën The Lancet. Ky studim është inkurajim për qeveritë e vendeve të ndryshme të botës për të ribalancuar buxhetin për shëndetësinë.