Lifestyle

Shkencëtarët e vrojtojnë për herë të parë ADN-në duke u replikuar

Kjo ka të bëjë me drejtimet e ndryshme në të cilat formohet ADN-ja e re. Në fijen kryesore, ADN-ja e re mund të ndërtohet duke filluar nga fundi ku spiralja filloi të ndahej duke lëvizur drejt skajit tjetër, drejt pirunit në spiralen e dyfishtë, duke e bërë një vijë të qetë të materialit të ri gjenetik. Por, në fijen e mbetur, siç sugjeron emri, ADN-ja e re mund të ndërtohet vetëm në drejtimin e kundërt.

Kjo e krijon një problem, sepse kur fillon replikimi gjenetik, nuk ka “fund të kundërt” për të filluar dhe për ta takuar fijen kryesore në mes – është vetëm piruni në spirale të dyfishtë ku fijet janë ende të pahapura.

Pra, enzimat bazohen në fijen e mbetur në një lëvizje më të vrazhdë, e cila është ndoshta analoge me rremat e varkave që lëvizin në ujë: Ndërkohë që rremat lëvizin përpara, ato zhyten në ujë dhe pastaj lëvizin prapa ngjashëm me varkën, enzimat hidhen përpara në fijen e mbetur dhe grumbullohen prapa, transmeton Koha.net. Kur pjesa e tyre përfundon, ato mbështeten përpara përsëri në një vend të ri, pastaj fillojnë të grumbullohen prapa përsëri derisa ta kenë mbyllur boshllëkun përpara seksionit të mëparshëm.

Ndonëse replikimet e tyre lëvizin në drejtime të kundërta, fijet mendohet se koordinohen ashtu që një fije të mos çojë ose të mos mbetet shumë dhe potencialisht të dëmtojë ose ta ndryshojë fijen. Por, pas vrojtimit të procesit më nga afër se asnjëherë më parë dhe në kohë reale, hulumtuesit kuptuan se të dy elementet “funksionojnë në mënyrë të pavarur”, thotë studimi.

Ato shkojnë në afërsisht të njëjtin ritëm të përgjithshëm, në mënyrë që ta përfundojnë detyrën e tyre në të njëjtën kohë, por lëvizin me shpejtësi të ndryshme, komplet me pauza në replikime. “Këto karakteristika e nënkuptojnë një proces kinetikisht të pavazhdueshëm replikues.”

Hulumtuesit po e shikonin në mënyrë specifike ADN-në duke u replikuar në bakteret E.coli në një sllajd qelqi. Këto baktere janë të ndryshme nga ADN-ja njerëzore, por një gjë që ato e kanë të përbashkët me speciet tona - dhe shumë të tjera - është se si shumëfishohet ADN-ja e tyre.

Në ndihmë të shkencëtarëve gjatë vrojtimit të replikimit të ADN-së ishte një ngjyrë që do të ngjitej në një spirale të përfunduar të dyfishtë, por jo në një fije të vetme të paplotë. Rezultati ishte që ata mundën ta shikojnë ritmin dhe pauzat e dy spiraleve të dyfishta në rritje.

Në baktere dallimet rreth asaj se sa shpejt ose ngadalë replikohen ADN-të në çfarëdo kohe të caktuar “mund të ndryshojë rreth dhjetë herë”, thotë profesori për mikrobiologi dhe gjenetikë molekulare në UC Davis, Stephen Kowalczykowski, dhe një nga studiuesit, në deklaratën universitare, përcjell Koha.net. “Ne kemi treguar se nuk ka koordinim midis sintezës së dy fijeve. Ato janë tërësisht autonome“.

Image

Dhe ky zbulim i ri e ofron një pasqyrë rreth asaj se si funksionojnë proceset biokimike në trup.

“Ky është një lëvizje e vërtetë e paradigmës, dhe trondit një pjesë të madhe të asaj që është në tekstet shkollore”, tha ai.