Lifestyle

Studiuesit: Bimët lëshojnë tinguj kur qajnë

Shkencëtarët kanë regjistruar zhurmat që lëshojnë bimët në përgjigje të streseve si dehidratimi ose prerja, raportoi të dielën “The New York Times”.

Njerëzit kanë mënyra të ndryshme që mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre, duke u ankuar apo rënkuar. Dikush mund të mendojë se transmetimi i ankesave kërkon të paktën një gojë. Por, hulumtimet e fundit nga mbretëria e bimëve tregojnë se ajo nuk është thelbësore.

Bimët e stresuara lëshojnë tinguj të dëgjueshëm që mund të dëgjohen shumë metra larg dhe lloji i zërit korrespondon me llojin e ditës së keqe që ato kanë.

"Kavitacioni është shpjegimi më i mundshëm, të paktën për shumicën e tingujve", tha Lilach Hadany, një biologe në Universitetin e Tel Avivit në Izrael.

Pasi ajo u takua me Yossi Yovel, i cili po studionte tingujt e lakuriqëve në Tel Aviv, ata vendosën të bashkoheshin për të trajtuar këtë çështje së bashku. Ata u fokusuan në bimët e domates dhe duhanit, sepse ato rriten lehtë.

Bimët u vendosën në kuti druri të papërshkueshëm nga zëri me dy mikrofona të drejtuar nga kërcelli i tyre, gati për të regjistruar çdo gjë. Studiuesit zbuluan se jo vetëm që bimët bënin tinguj, por se bimët gjithashtu bënin shumë më tepër zhurmë kur ishin të dehidratuara ose duke u prerë kërcellet e tyre.

Studiuesit ishin në gjendje të kapnin të njëjtat tinguj edhe nga bimët në një serë. Që atëherë ata kanë zbuluar tinguj të bërë nga rrushi dhe gruri.

Perimet e shqetësuara nuk i transmetonin ankesat e tyre në mënyrë të rastësishme, por bënin ankesa specifike që përputheshin me llojin e stresit që kishin. Një program i mësimit të makinerive mund të tregonte saktë, me 70 për qind saktësi, nëse bima që ankonte ishte e etur ose në rrezik për t'u prerë kokat.

Bimët e mërzitura nuk lëshojnë tinguj që njerëzit mund të dëgjojnë, megjithatë or tingujt bien brenda rrezes së dëgjimit të gjallesave siç janë minjtë.