Lifestyle

A ju duhen vërtet 8 orë gjumë për trup të shëndetshëm?

Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjetja për 8 orë çdo natë.

Në këtë mënyrë do të mund të çlodhni dhe mbroni trurin e trupin tuaj.

Por sipas ekspertëve kjo nuk është e thënë të jetë e vërtetë për këdo.

Cikli i gjumit varet ngushtë nga gjenet tuaja dhe ka disa mënyrë se si mund ta merrni vesh se cilit grup “gjumashësh” i përkisni.

Sa orë duhet të flini?

Rekomandimet për gjumin janë të njëjta si ato për konsumin e ujit.

Është e shëndetshme ajo çfarë ju bën ju të ndihemi më mirë.

Askush nuk mund ta di me saktësi nëse ka një rekomandim të vetëm mbi këto çështje apo disa.

E teksa shumica e ekspertëve rekomandojnë 8-9 orë gjumë çdo natë, të tjerë thonë të kundërtën.

Sipas terapistes Annie Miller, ciklet e gjumit tek njeriu kanë ndryshuar përgjatë periudhave të ndryshme historike për t’u përshtatur me jetesën.

Në vitin 2019 shkencëtarët arritën të zbulonin edhe një gjen të veçantë që lidhet me këtë.

Quhet “gjeni i pagjumësisë” dhe njerëzit të cilët e mbartin kanë nevojë vetëm për 6.5 orë në natë pa pasur efekte anësore negative.

Ky zbulim i Institutit nacional të Shëndetit në Amerikë (NIH), është një provë e vogël mbi këtë çështje, por provon teorinë se jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për të njëjtën sasi gjumi.

A mund të ndodhë e kundërta?

Nga na tjetër ekspertët nuk kanë evidentuar deri tani ndonjë gjen përgjegjës për përgjumjen e vazhdueshme.

Sipas terapistëve dhe psikologëve gjumi varet shumë tek gjenetika e gjithsecilit prej nesh.

Ndaj nuk është çudi që të mund të keni një sistem gjumi të personalizuar që ju përshtatet vetëm ju dhe jo 8-orrëshit të rekomanduar kaq shumë./AgroWeb.