Lifestyle

Çka i ndodh trupit pas ngrënies së iftarit

Descriptive Text

Padyshim se trupi do të lodhet gjatë orëve të gjata të agjërimit, por kjo lodhje tejkalohet në momentin kur vjen periudha e të ngrënit.

Siç shkruan mediumi britanik “Nutrition”, kur ushqimi dhe uji futen në organizëm pas agjërimit, trupi nis të rihidratohet dhe të fitojë energji.

Kjo do të ndikojë që të ushqeheni ngadalë dhe të pini ujë disa herë gjatë vaktit.

Pirja e shumë lëngjeve dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë lëngje si frutat, kosi, supa, janë të rëndësishme për zëvendësimin e ujit të humbur.

Mediumi rekomandoi që të shmangen ushqimet me shumë krip pasi mund të shtojnë etjen.