Lifestyle

Shtatë sjellje në moshë të mesme që e parandalojnë demencën

Shtatë zakone të shëndetshme dhe faktorë të stilit të jetesës mund të luajnë një rol në reduktimin e rrezikut të demencës, sipas një studimi dy dekadash.

Të qenit aktiv, ngrënia e ushqimit dietal, mbajtja e një peshe të shëndetshme, mos pirja e duhanit, mbajtja normale e presionit të gjakut, kontrolli i kolesterolit dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak në moshën e mesme, mund të ulin të gjitha shanset për të zhvilluar kushte të tilla si sëmundja e Alzheimerit më vonë në jetë, thotë hulumtimi.

Gjetjet nga një studim që ndoqi mijëra gra amerikane për rreth 20 vjet, po prezantohen në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Boston.

"Meqenëse ne tani e dimë se demenca mund të fillojë në tru me dekada përpara diagnozës, është e rëndësishme që të mësojmë më shumë se si zakonet tuaja në moshën e mesme mund të ndikojnë në rrezikun e demencës në pleqëri”, ka thënë Pamela Rist, një epidemiologe.

Demenca është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore në botë. Numri i njerëzve që jetojnë me këtë gjendje në mbarë botën parashikohet të trefishohet në 153 milionë deri në vitin 2050, dhe ekspertët kanë thënë se ai paraqet një kërcënim të madh dhe në rritje të shpejtë për sistemet e ardhshme shëndetësore dhe të kujdesit social në çdo komunitet, vend dhe kontinent.

Studimi amerikan i bën jehonë gjetjeve të ngjashme nga studiuesit kinezë, të cilët muajin e kaluar thanë se një kombinim i zgjedhjeve të një stili jetese të shëndetshëm, si të ngrënit mirë, të stërviturit rregullisht etj, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e shkallës së rënies së kujtesës dhe zvogëlimin e rrezikut të demencës.

Studimi amerikan përfshiu 13,720 gra të moshës mesatarisht 54 vjeç, në fillim të hulumtimit.

Pas më shumë se dy dekadash ndjekjeje, studiuesit ekzaminuan të dhënat shëndetësore për të identifikuar ata të diagnostikuar me demencë. Gjithsej 1,771 gra, ose 13 për qind e atyre në studim, e zhvilluan këtë gjendje.