Lifestyle

Shtimi i qumështit në kafe mund ta ndihmojë trupin tuaj

Hulumtimi i ri nga Universiteti i Kopenhagës pretendon se shtimi i qumështit në kafe mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë inflamacionin dhe të kontribuojë në një shëndet më të mirë në përgjithësi, shkruan DailyMail. 

Shtimi i qumështit në kafe mund të përmirësojë shëndetin tuaj, pohojnë shkencëtarët. Kafeja e zezë është plot me polifenole që mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe t'ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, dhe proteinat e qumështit mund të lidhen me antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin t'i përthithë ato.

Eksperimentet laboratorike nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se kjo dyfishoi efektivitetin e polifenoleve. Ata u bënë dy herë më të mirë në reduktimin e ënjtjes/inflamacionit të dëmshëm në qelizat njerëzore. Inflamacioni mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

“Ne tregojmë se - ndërsa polifenoli reagon - efekti i tij në inflamacion në qelizat imune rritet. Është qartë e imagjinueshme që ky koktej mund të ketë gjithashtu një efekt të dobishëm në inflamacionin te njerëzit”, ka thënë autorja e studimit, Marianne Nissen Lund.

“Për shkak se njerëzit nuk thithin aq shumë polifenole, shumë studiues po studiojnë se si të përmirësojnë përthithjen e tyre. Kjo strategji ka përfitimin shtesë të rritjes së efekteve anti-inflamatore”, ka thënë ai.