Lifestyle

Larja e duarve është si ta prekësh butonin e resetit në tru

"Për njerëzit që janë të shtytur me ndonjë qëllim shëndetësor, për shembull, përdorimi i leckave të lagura e zvogëloi tendencën e tyre të mëvonshme që të silleshin në një mënyrë të shëndetshme", tha hulumtuesi Ping Dong.

Larja e duarve ka efekte befasuese në trurin e njeriut. Sipas një sërë eksperimentesh të kryera nga studiuesit në Universitetin e Torontos, akti i larjes së duarve çon në një mendim më fleksibël, transmeton koha.net.

Studiuesit zbuluan se prioritetet intelektuale të pjesëmarrësve në studim, të cilët i kishin dezinfektuar duart me lecka të lagura për pastrim, ishin më joserioze. Me fjalë të tjera, qëllimet e një personi u riorientuan më lehtë pas larjes së duarve.

Për ta nisur eksperimentin, hulumtuesit në Rotman School of Management të Torontos i përgatitën pjesëmarrësit për një qëllim specifik ose rezultat të sjelljes duke përdorur lojëra me fjalë ose anketa. Më pas, nga pjesëmarrësit u kërkua që ose ta vlerësojnë një leckë të lagur për duar ose ta përdorin atë.

Pjesëmarrësit të cilët e përdorën një leckë të lagur për duar dëshmuan të jenë më pak të ndikuar nga prirja e tyre. Ata kishin më pak të ngjarë të vepronin në mënyra që përputheshin me qëllimin ose sjelljen e tyre të prirë.

"Për njerëzit që u prirën me ndonjë qëllim shëndetësor, për shembull, përdorimi i leckave të lagura për duar e zvogëloi tendencën e tyre të mëvonshme për t'u sjellë në mënyrë të shëndetshme - ata kishin më shumë të ngjarë ta zgjedhin një çokollatë se sa një granola (ushqim ky më i shëndetshëm)", tha Ping Dong, student i doktoraturës në marketing në Rotman, në një njoftim për shtyp.

Përfitimet psikologjike të sjelljes "spastruese" janë dokumentuar më parë. Për shembull, bërja e dushit pas sjelljes së pamoralshme mund ta zvogëlojë nivelin e fajit të përjetuar nga një person.

Hulumtimi më i fundit - i publikuar në “Journal of Experimental Psychology” - më tej i detajoi mënyrat në të cilat sjellja pastruese mund të ndikojë në të menduarit e një personi.

Larja e duarve me efektivitet e pastroi trurin e një personi prej ideve të vjetra dhe i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj mënyrave të reja të të menduarit. Ky fenomen psikologjik mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit t’i shmangin idetë e këqija dhe sjelljen e keqe në favor të shprehive të reja dhe më të shëndetshme, thonë studiuesit.