Lifestyle

Cili ushqim u ngec më së tepërmi fëmijëve në fyt dhe si të reagoni në një rast të tillë

Ushqim - Hot Dog

Është shumë me rëndësi që t’i mbikëqyrni fëmijët kur ata janë duke ngrënë, në mënyrë që të evitohet rasti i bllokimit të ushqimit në fyt, raporton “The Sun”.

Kur ju jepni foshnjave apo fëmijëve ushqime të reja, është me rëndësi ta shihni madhësinë dhe formën e ushqimit.

Një ekspert i ndihmës së parë, tregon se ushqimi që më së shpeshti u ngec në fyt fëmijëve është hotdogu.

Nikki Jurcutz në faqen e TikTokut “Tiny Hearts Education”, ka treguar se hotdogu shkakton më së shumti vdekje nga ngufatja sesa çdo ushqim tjetër.

Ajo ka postuar videon e një gypi të vogël dhe po ashtu virshllen e hotdogut, ndërsa gypi tregon kanalin e frymëmarrjes së fëmijës.

“Nëse do të dizajnonit një kapak perfekt për kanalin e frymëmarrjes së fëmijëve, atëherë nuk do të mund të bënit diçka ‘më të mirë’ sesa hotdogun”, thotë Gary Smith, drejtor i Qendrës për Hulumtim të Lëndimeve.

Në videon e postuar në Tik Tok, shihet se si hotdogu ngec në gyp.

Nikki shpjegon se mund të prisni virshllen në copë më të vogla, për ta evituar ngecjen e ushqimit në rrugët e frymëmarrjes.

Çfarë të bëni kur fëmijës i ngec ushqimi në rrugët e frymëmarrjes?

Është makthi më i madh për prindërit, madje edhe për ta imagjinuar një situatë të tillë, në të cilën duhet ta shpëtojnë fëmijën nga ngufatja.

Por, në atë moment, mund t’ju duhet ju që ta jepni ndihmën e parë.

Shërbimi Nacional Shëndetësor (NHS) në Britani, thotë se duhet pasur kujdes duke e hequr ushqimin e ngecur, pasi nëse e prekni pa menduar, mund të keqësoni gjërat.

Nëse fëmija është duke u kollitur, atëherë inkurajoni ta vazhdojë ta bëjë këtë për ta sjellë lartë atë gjë. Mos e lëni fëmijën vetë. Nëse kolli nuk është efikas (është i heshtur apo nuk mund të marrë frymë si duhet), bërtisni menjëherë për ndihmë.

Nëse fëmija është ende i vetëdijshëm, atëherë përdorni goditjet në shpinë.

Punonjësit e ndihmës së parë në ambulancën “St John” ju japin këto këshilla bazuar në moshën e fëmijëve.

Për foshnja

1. Largoni ushqimin e ngecur duke përdorur shuplakat

- Shtrijeni fëmijën te kofshët tuaja me fytyrë poshtë dhe mbështesni kokën e tij.

- Jepini pesë goditje në shpinë mes shpatullave të tyre

- Ktheni dhe kontrolloni gojën e tyre çdo herë

2. Shtyjeni jashtë ushqimin e ngecur

- Vendosni fëmijën shtrirë me shpinë e fytyrë të kthyer nga ju dhe kokën e shtrirë në kofshë tuaja.

- Vendosni dy gishta në qendër të gjoksit të tyre, dhe bëni pesë shtypje të njëpasnjëshme, në mënyrë që të shtypet ajri nga mushkëritë e të shtyjë ushqimin jashtë fytit.

- Kontrolloni çdo herë gojën e fëmijës.

3. Nëse ushqimi nuk është larguar, atëherë telefononi ndihmën e parë

- Merreni beben gjatë telefonatës

- Përsëritni hapat 1 dhe 2 derisa të arrijë ndihma.

- Filloni t’i bëni “CPR” nëse foshnja nuk reagon.

Fëmijë

1. Largoni me kollë

- Inkurajojeni fëmijën që të vazhdojë të kollitet, nëse mundet dhe ta nxjerrë me kollë ushqimin e ngecur

2. Largojeni me shuplakë

- Shtrije me fytyrë nga toka, mbështeteni në një dorë.

- Jepni pesë goditje të mprehta mes shpatullave.

- Shikoni gojën e tyre vazhdimisht, por mos i vendosni gishtat tuaj në gojë.

3. Shtyjeni ushqimin jashtë gojës

- Qëndroni nga prapa tyre, duke vendosur duart afër belit të tyre. Vendosni grushtet mes kërthizës dhe fundit të gjoksit.

- Shtypni pesë herë nga brendajashtë.

- Kontrolloni gojën vazhdimisht.

4. Telefononi emergjencën nëse nuk funksionon

- Përsërisni hapat 2 dhe 3 derisa të arrijë ndihma.

- Filloni të performoni “CPR” nëse fëmija nuk reagon.