Lifestyle

Përfitimet shëndetësore të arrave

arratA keni imagjinuar ndonjëherë se cila është gjëja më e rëndësishme për organizmat e gjallë, që mund t’i ndihmojë ata të funksionojnë ashtu siç duhet në të vërtetë?

Shkenca thotë se ekzistojnë tri shtylla të rëndësishme në mënyrë që trupi të funksionojë në formën e duhur. Ato janë, ushqimi, uji dhe ajri, shkruan portali “The Health”.

Sasia e duhur e ushqimit, një pjesë e mirë e ajrit dhe e ujit, nevojiten që organizmat e gjallë të funksionojnë pa asnjë defekt. Ka një sërë ushqimesh që kërkohen nga trupi, por një nga më të rëndësishmet janë superushqimet. Pse superushqime? Me sasinë e punës që bëjmë në baza ditore, trupi kërkon disa burime shtesë energjie, dhe kjo energji sigurohet nga superushqimet.

Ushqimet e rregullta që konsumojmë janë gjithashtu të rëndësishme, por për ta pasuruar trupin me lëndë ushqyese shtesë, superushqimet janë alternativa më e mirë. Ka shumë superushqime të disponueshme në treg që ne i konsumojmë çdo ditë për ta mbajtur trupin tonë të shëndetshëm. Por, një prej më të rëndësishmeve janë arrat.

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të rëndësishme dhe yndyra të shëndetshme. Janë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës, menaxhimin e presionit të gjakut dhe madje ndihmojnë në fertilitetin mashkullor. Arrat po ashtu janë të shkëlqyera për trurin dhe janë të shkëlqyera për ta penguar rritjen e kancerit.

Çfarë gjërash mahnitëse mund t’i ndodhin trupit kur fillojmë të hamë arra çdo ditë?

Shëndeti i zorrëve

Arrat janë të mbushura me komponime bioaktive që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndryshimin e mjedisit të zorrëve dhe mbajtjen e tij të shëndetshme. Shtimi i sasisë së duhur të arrave në dietë lidhet me prodhimin e baktereve të mira ose të dobishme të zorrëve. Këto baktere të dobishme ndikojnë në uljen e presionit të gjakut dhe gjithashtu uljen e kolesterolit.

Shëndeti i zemrës

Ngrënia e arrave çdo ditë mund ta mbajë zemrën të shëndetshme dhe kjo është vërtetuar disa herë në studime. Dy faktorët kryesorë të rrezikut të shëndetit të dobët të zemrës janë, lipoproteina me densitet të lartë dhe të ulët (LDL, ose kolesteroli i keq) dhe presioni i lartë i gjakut, prandaj ngrënia e arrave mund të ndihmojë në uljen e te dyjave.

Ulja e presionit të gjakut

Konsumimi i sasisë së duhur të arrave çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit qendror diastolik të gjakut (presioni që lëviz drejt zemrës) dhe ndryshime pozitive në profilet e kolesterolit.

Shëndeti i trurit

Arrat janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit. Konsumimi dietik i arrave mund ta përmirësojë funksionin njohës dhe gjithashtu ta zvogëlojë rrezikun e kushteve shëndetësore kronike, si sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe diabeti i tipit 2, të cilat janë faktorë rreziku për zhvillimin e demencës.

Ngadalësimi i rritjes së kancerit

Ngrënia e arrave çdo ditë është gjithashtu e mirë për ta penguar rritjen e qelizave kancerogjene. Sipas ekspertëve, konsumimi i përditshëm i arrave mund të ndryshojë tumoret dhe ta ngadalësoj rritjen e kancerit.